ISHMT asgjëson 13 mijë lodra të rrezikshme për femijë: Kishin përmbajtje të lartë substancash toksike

schedule18:48 - 12 Shkurt, 2020

schedule 18:48 - 12 Shkurt, 2020

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut gjatë periudhës nëntor 2019- janar 2020 ka bllokuar rreth 13 mijë produkte lodra, të cilat ishin jashtë standardeve dhe të rrezikshme. Sipas ISHMT-së këto produkte përmbanin substancë toksike në nivel tepër të lartë, ndaj u bë dhe asgjesimi i tyre.

“Bëhet fjalë për shkatërrimin e 13 mijë lodrave të bllokuara nga ana jonë. Janë të rrezikshme për fëmijët, kanë përbërje toksine” , thotë Lavdrim Sahitaj, Kryeinspektori i ISHMT-së.

ISHMT thekson se të gjitha këto produkte iu nështruan analizave laboratorike në Itali dhe rrezikonin seriozisht shëndetin e fëmijëve të moshës nga 0 deri në 3 vjeç

Gjatë inspektimeve të fundit, siç shihet në këtë dokument më 7 shkurt janë bllokuar në doganë 4870 produkte lodrash të cilat përmbajnë materiale të rrezikshme për shëndetin dhe s’mund të hidhen në treg./abcnews.al