Dymbëdhjetë jahte të lidhura me Rusinë janë bllokuar sot nga Holanda. Mjetet lundruese, që janë në ndërtim e sipër, janë sekuestruar në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë si pjesë e përgjigjes në mbarë BE-në ndaj pushtimit të Ukrainës.
Në një letër të dorëzuar në parlament, ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoestra shpjegoi se ndërsa nuk kishte super-jahte ruse të ankoruara aktualisht në Holandë, 12 anije të lidhura me Rusinë ishin në ndërtim e sipër në pesë kantiere detare holandeze.
Një prej këtyre jahteve është nën hetim pasi dyshohet të jetë i dikujt të listuar në listën e sanksioneve evropiane.
Dy jahte të tjerë të lidhur me Rusinë, të cilët po riparoheshin në Holandë, janë sekuestruar gjithashtu, duke përfshirë një nën hetim për shkak të një lidhjeje të dyshuar me dikë të listuar në listën e sanksioneve evropiane. /abcnews.al/