Ishin me bagëti, humbin jetën dy të rinj në Pukë

schedule19:45 - 23 Shkurt, 2019

schedule 19:45 - 23 Shkurt, 2019

Moti i keq i orëve të fundit shkakton një tragjedi të dyfishtë në Pukë. Dy të rinj kanë humbur jetën në fshatin Buzhalë të Pukës si pasojë e nje stuhie te fuqishme ere. Viktimat, dy barinj qe punonin në një stan, dyshohet se ranë ne një greminë për shkak se nuk I bene dot ballë erës së fortë që i ka marrë përpara. Familjarët e dy te rinjve njoftuan policinë se i gjetën dy të barinjtë që ishin shokë mes tyre poshtë një gremine në zonën e Buzhalës. Policia lokale ka nisur punen per te zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje tragjike./abcnews.al