Ishin fqinjë dhe shokë shkolle, historia e binjakëve që rigjetën njëri-tjetrin pas 51 vitesh

schedule10:00 - 5 Mars, 2021

schedule 10:00 - 5 Mars, 2021

Dy binjakë që ishin ndarë në lindje kanë rigjetur njëri-tjetrin në moshën 51-vjeçare, pasi zbuluan se kishin qenë fqinjë dhe shokë shkolle. Karen Warner nga Indiana tregon se gjithmonë e ka ditur se ishte e birësuar por kur filloi të kërkonte për familjen e saj zbuloi se kishte një vëlla binjak.

Karen thotë se kërkoi të dhënat publike në qytetin e saj të lindjes dhe pasi kreu testin e ADN-së zbuloi se ish shoku i shkollës Michael Jackman ishte në të vërtetë i vëllai. “I thashë: A e dini mbiemrin e prindërve tuaj biologjikë. Cunningham më tha. Më pas i thashë: mendoj se je binjaku im“.

binjakë

Kur Karen rigjeti Michael, ajo zbuloi gjithashtu se jetonin vetëm gjashtë blloqe larg njëri-tjetrit. “Ndihem sikur diçka më mungonte, dhe tani është këtu. Jeta ime tani është e plotësuar.“, u shpreh 51-vjeçarja. /abcnews.al

binjakë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!