Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, fali të premten shtatë ish-oficerë të lartë ushtarakë, të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm për përmbysjen e qeverisë në vitin 1997.
Ish-gjeneralët, të cilët janë në fund të të 70-tave dhe të 80-ave, janë falur për shkak të problemeve shëndetësore dhe pleqërisë, sipas një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare të vendit brenda natës, raporton AP.
Një gjykatë i dënoi gjeneralët me burgim të përjetshëm në vitin 2018 për rolin e tyre në një fushatë të udhëhequr nga ushtria pro-laike e Turqisë që detyroi dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Nejmetin Erbakan./abcnews.al