“Ishim të tronditur”: Dy prindërit rrëfejnë emocionet pasi u bënë me 4 djem identikë

schedule11:40 - 25 Maj, 2020

schedule 11:40 - 25 Maj, 2020

Në ditëlindjen e 34-të Jenny Marr, dhe burri i saj vendosën se ishte koha të fillonin të provonin për një fëmijë.

Çifti Jenny Marr, 35 vjeç dhe burri i saj, Chris Marr, 35 vjeç, jetojnë në qytetin amerikan të Dallas.

Më 6 tetor, ajo mësoi se ishte shtatzënë. Pas më shumë se 10 javëshe shtatzënë Jenny shkoi me bashkëshortin për të bërë eko. Në ekran mjeku zbuloi se në barkun e 34 vjeçares po rriteshin tre foshnja.

Pas rreth gjashtë minutash tronditje dhe heshtje, lotët filluan të rrjedhin për të dy prindërit.

“Duket e tmerrshme të thuash, por nuk e di nëse do të ishin domosdoshmërisht lot gëzimi. Ne ishim plotësisht të tronditur dhe sinqerisht, të tmerruar,” tha Chris Marr.

Por nuk mbaron këtu. Pas disa javësh Jenny dhe Chris shkojnë përsëri në spital. Mjeku u tha se është 100% i sigurt se 34-vjeçarja do të sjellë në jetë 4 foshnja.

Të katër djemtë lindën të fortë dhe të shëndetshëm, dhe madje edhe fëmija më i vogël, me peshë 879 gram, nuk iu dha ndihma e oksigjenit.

Të katër qëndruan në njësinë e kujdesit intensiv për disa javë për tu monitoruar, ndërsa  djali i fundit mbërriti në shtëpi javën e kaluar.

Prindërit Marr thanë që ata po shijojnë çdo moment me djemtë e tyre, duke parë ndërsa rriten dhe ndryshojnë çdo ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!