“Ishim të shqetësuar”, Rama e pranon: Ia kërkuam dorëheqjen Gledis Nanos

schedule12:22 - 17 Shtator, 2022

schedule 12:22 - 17 Shtator, 2022

Rama ka konfirmuar sot se ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano i ishte kërkuar dorëheqja.

Rama tha se kërkesa erdhi pas shqetësimeve për zhvillimet për rendin publik në vend. Kujtojmë se Nano u shkarkua më pas me vendim qeverie.

Drejtori i ri u emërua Muhamet Rrumbullaku.

Rama: Po është e vërtetë. I është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm, Gledis Nano. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri.  Ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të pa pëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe me vetë policinë e shtetit.

Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!