“Ishim dobët, të luajmë një futboll më të bukur”, Lukaku kritik në fitore

schedule17:58 - 25 Mars, 2021

schedule 17:58 - 25 Mars, 2021

Belgjika fitoi 3-1 me përmbysje kundër Uellsit, duke i nisur me fitore takimet eliminatore të Botërorit Katar 2022. Romelu Lukaku, i cili shënoi golin e tretë, ndihet i pakënaqur me lojën, por i gëzohet marrjes së tre pikëve.

Ishte një ndeshje zhgënjyese nga gjithë skuadra jonë. Ne e dimë që mund të luajmë më mirë se kaq duke qarkulluar topin, por ndaj Uellsit hasëm vështirësi në gjetjen e linjave të sakta të pasimit.

Le të themi se këtë radhë treguam më shumë dëshirë sesa cilësi dhe kualitet. Jemi të kënaqur që i nisëm eliminatoret me tre pikë, por duhet të fitojmë edhe ndeshjet e tjera.

Goli me penallti? Kur mungon Eden Hazard, më takon mua t’i gjuaj penalltitë“, deklaroi sulmuesi i Interit, i cili gjeti golin e 57-të me kombëtaren mbrëmjen e kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!