Vladimir Grillo i përkiste televizionit, po aq sa i përkiste futbollit. Gazetari dhe komentatori i njohur është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeccare dhe ky lajm i ka prekur të gjithë.
Mes mesazheve të shumta nuk mungon as ajo e presidentit të Federatës Shqiptare te Futbollit. Armand Duka, në rrjetet sociale shkruan:
“Mësova i trishtuar, që është ndarë nga jeta komentatori, gazetari dhe zëri simbol i TVSH, Vladimir Grillo.
Dua të ndaj me ju të dashur miq dhe anëtarë të komunitetit të futbollit, dhimbjen për këtë humbje. Ladi, ishte një simbol i komentit sportiv, që ka shoqëruar, jo vetëm sukseset dhe ngjarjet e futbollit shqiptar, por edhe çdo ngjarje të madhe sportive në Shqipëri!
U prehsh i qetë në parajsë, Ladi! Futbolli shqiptar do të të kujtojë si simboli i komentit sportiv”. / abcnews.al