“Ishe pranë një thesari kombëtar”, Johnson kritikohet pse nuk mbajti maskë në samit

schedule10:32 - 3 Nëntor, 2021

schedule 10:32 - 3 Nëntor, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson është kritikuar për mosmbajtjen e maskës, ndërsa ishte ulur pranë David Attenborough në samitin e klimës në Gasgow.

Ai u akuzua se nuk bëri sa duhet për të mbrojtur thesarin kombëtar, siç cilësohet në Britani, 95 vjeçari, Attenborough.

I pyetur në një intervistë në CNN, pse nuk kishte maskë, kryeministri tha: “Unë kam mbajtur maskë në hapësira të mbyllura me njerëz që nuk i takoj normalisht. Unë mendoj se u takon njerëzve të gjykojnë nëse janë në një distancë të arsyeshme nga dikush dhe nëse janë me dikë që normalisht nuk e takojnë. Kjo është qasja që ne kemi.”

Deputetët konservatorë janë kritikuar vazhdimisht për mosmbajtjen e maskave që kur rregullat në Angli u lehtësuan në korrik. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!