Ditën e djeshme Mesut Ozil u bashkua me Fenerbahcen në Turqi, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe largimin nga Arsenal pas plot 7 vitesh e gjysmë nga Arsenal, ku kishte kulmin e karrierës së tij dhe më pas rënien, deri në largimin e tanishëm.
Bro, you have been the most unselfish player on and off the pitch, I have ever shared the dressing room with. You will be always remembered as the #AssistKing. Unfortunately we as a team haven’t been able to assist you when you needed us the most. All the best ❤️ #SM20 pic.twitter.com/gEfl6AWzZj
— Shkodran Mustafi (@MustafiOfficial) January 18, 2021
Gjatë muajve të fundit Ozil ishte përjashtuar nga skuadra e Arsenal dhe në këtë largim aspak normal të tij ka shumë keqardhje nga Shkodran Mustafi. Mbrojtësi shqiptar e ka uruar Ozil dhe ka shkruar fjalë zemre dhe të sinqerta për mesfushorin gjerman, me të cilin fitoi edhe Kupën e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë.
“Vëlla, ti ke qenë lojtari më bujar brenda dhe jashtë fushës. Bashkë kemi ndarë ndarë dhomat e zhveshjes. Do kujtohesh gjithmonë si mbreti i asisteve. Fatkeqësisht ne si ekip nuk ishim në gjendje të të ndihmonim kur ti kishe më shumë nevojë për ne. Të uroj gjithë të mirat”, shkruan Mustafi. /abcnews.al