“Ishalla s’ka ngatërruar thasët e drogës me plehun”, si Denilsoni bënte plane me të fejuarën të shpenzonte paratë e fituara nga kokaina

schedule21:24 - 30 Nëntor, 2022

schedule 21:24 - 30 Nëntor, 2022

Një laborator droge u zbulua në Frakull të Fierit më 24 nëntor.

430 kg kokainë u gjet e fshehur në 24 ton pleh kimik të ndarë në 600 thasë. Thasët ndodheshin brenda shtëpisë së ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervanaku.

Emisioni “Në shënjestër” ka sjellë përgjime nga aksioni për sekuestrimin e kokainës kolumbiane.

Përgjimet zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Por Viktor Çervanaku dhe djali i tij Denilsoni, apo familjarët e tyre, siç doli nga hetimi, nuk janë të vetmit që dalin në përgjime.

Një nga personat që del në këto komunikime është edhe Marildo Rona. I cili, siç del në përgjime ka ndihmuar për zhdoganimin e ngarkesës pasi ka mbërritur në Tiranë.

Ku gjatë bisedave që Denilsoni bën me të fejuarën e tij Enxhi Ferhati, del se në pah fakti se i ka dhënë dikujt një pagesë në ambientet e doganës gjatë procedurës së shkarkimit, ngarkimit dhe transportimit të mallit.

Lexo edhe: (Përgjimet) “Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë”, kokaina në shtëpinë e zyrtarit të PS, kush është “lushnjari” dhe roli i tij

Ku gjatë kësaj bisede del në skenë edhe emri i Marios, i cili sipas tij, është kujdesur për gjetjen e parkimit qe ndodhet në afërsi me banesën e tij në Tiranë.

Nga data 20 deri më 23 shtator, koha kur më pas ngarkesa ka lëvizur drejt fshatit Frakull e Madhe në Fier.

Gjë që është bërë po sipas tij me miratimin e Nikolin Gjolenës, që siç thamë, del të jetë organizatori i ngarkesës. I cili ka miratuar dhënien e parave dhe të katër thasëve nga ngarkesa.

Gjë e cila është bërë në ambientet e doganës së Tiranës. Person që po sipas Denilsonit, ka insistuar që ti marrë paratë dhe thasët në atë moment.

Ndonëse Denilsoni ka menduar që ti blejë pleh në vend tjetër dhe tja jepte. Denilson Çervanaku teksa flet me të fejuarën, shpreson që Mario të mos ketë marrë thasët ku ka drogë, sepse mund ti dëmtohen pemët e ullinjve.

Itinerari i drogës:

Ngarkesa e drogës ka mbërritur në 7 korrik në portin e Tivarit, nga porti Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino”.

Në kontejner ndodheshin 20 paleta.

Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj.

Është kryer skaner dhe skaneri nuk ka zbuluar ngarkesën.

Sapo ka mbërritur kontejneri në port zyrtarët e drejtorisë së doganave në Mal të Zi kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.

Më pas agjentët e doganës kanë njoftuar policinë, dhe më pas policia shkencore ka konstatuar përbërjen kimike.

Pas kësaj janë njoftuar autoritetet shqiptare, ku ka nisur përgjimi sekret, monitorimi i transportit dhe dorëzimit të kontrolluar./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!