“Isha një 16 vjeçar pa mundësi ekonomike”, Ermali bën fushatë për Toni Gogun

schedule14:28 - 22 Prill, 2021

schedule 14:28 - 22 Prill, 2021

Ermal Mamaqi ka treguar sot një histori nga fëmijëria ku tregon sesi në atë periudhë kishte shumë dëshirë të mësonte kitarën, por nuk kishte mundësi ekonomike

Dikush e ndihmoi të vazhdonte kursin e kitarës, por Ermali e mësoi pas shumë vitesh se ky person ishte Toni Gogu.

Aktori ka postuar një foto me këtë të fundit në “Facebook” dhe e falenderon si kurrë më parë.

“Ky është Toni. Toni Gogu. E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam mirënjohës për një pjesë të rëndësishme të edukimit tim shpirtëror. Por dhe për diçka që ai nuk e mbante mënd… Në 1998 isha një 16 vjeçar pa mundësi ekonomike… Ama isha shumë i lumtur që kisha blerë biçikletë, me lekët e mija. Doja shumë të mësoja kitarrën por e kisha të pamundur të paguaja kursin… Një mik nga Kisha Rilindja (Adi Sipri) më jep një lajm që më hodhi përpjetë nga gëzimi. Dikush do financonte kursin tim… Por nuk e thosh emrin. Nuk dija kë të falenderoja atëherë… ishte mister i bukur. Mbas shumë vitesh e marr vesh në një ritakim miqsh që financuesi ishte Toni. Toni në mënyrë misterioze paguante kursin tim, dhe unë mësova kitarën. Dhe nuk e kam falenderuar ndonjëherë sepse nuk doja tja prishja zbulimin tim kokëfortë. Por kjo tani nuk është kthim nderi, ose shpagim. E besoj vërtetë këtë njeri të pastër dhe të mënçur. Vlerat e tij janë të rralla. Po të shohësh familjen e tij kupton shumë. Ka mbetur i njëjti. Lus Zotin ta lejoni tju tregojë se çdi të bëjë. Unë e njoh dhe ju siguroj që nëse Parlamenti do kish më shumë njerëz si miku im Toni, do ishte një bekim për gjithë Shqipërinë. Suksese Toni Gogu. Shihemi në majë… #tek nr 12 do kërkoj nr 11”, ka shkruar Mamaqi./abcnews.al

Ky është Toni. Toni Gogu. E kam pasur udhëheqës për jetën në momentet më delikate, në adoleshencë. I jam mirënjohës për…

Posted by Ermal Mamaqi on Thursday, 22 April 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!