Kandidatja për deputete, nga listat e Partisë Demokratike, flutura Açka e ftuar në emisionin Log. këtë të hënë është shprehur se përplasjet që kanë ndodhur me 14 mars në Elbasan ishin një provokim i qartë nga mazhoranca.
Açka thekson se atë moment ka qenë në shesh dhe nga ana e militantëve demokratë ka pasur vetëm thirrje politike siç kanë qenë ndër vite, “Rama Ik”, ose “Berisha Ik”.
Sipas saj opozita e do Elbasanin e qetë, po opozita ishte e përgatitur për të krijuar një incident të tillë.
“Unë kam qenë e pranishme vetë në shesh, dhe aty ishin militantët të cilët kërkonin që të takonin liderin e tyre. Në mes të sheshit ishin dhe qytetarë dhe nuk ka pas asnjë lloj provokimi. Opozita nuk kishte asnjë arsye për të provokuar lideri ishte futur në tarracën e takimeve.
Mes thirrjeve të militantëve që janë të zakonshme janë normale. Kemi dëgjuar dhe “Nano Ik”, “Berisha Ik” dhe nuk ka provokim në një thirrje të tillë.
Opozita kërkon Elbasanin e qetë, opozita nuk ka interes të provokojë. Opozita u provokua dhe u tërhoqën njerëzit zvarrë. Çfarë provokimi mund të quhet thirrja e një militanti Rama Ik?
Për mua është më shumë se incident, s’ka arsye që ato njerëz të gjendeshin aty në shesh. Mazhoranca e dinte agjentët e kryetarit të opozitës, ndërsa Basha nuk e dinte agjentët ne kryeministrit Rama”, ka thën Açka.e.su./abcnews.al