Një futbollist i njohur brazilian në të kaluarën, kampioni i botës i vitit 1994 Romario e krahasoi veten me sulmuesin argjentinas Lionel Messi.
“Unë dhe Messi jemi lojtarë të ndryshëm. Ai është më i mirë në pozicionin e tij, por unë jam më i mirë në pozicionin tim”, tha Romario për ESPN.
Në Kupën e fundit të Botës në Katar, kombëtarja e Argjentinës mposhti Francën në finale (3:3, 4:2 me penallti), Messi u zgjodh si lojtari më i mirë në turne. /G.D abcnews.al/