“Isha i shokuar, nuk dija si të festoja”, deklaratë epike nga Anglia

schedule17:58 - 27 Korrik, 2020

schedule 17:58 - 27 Korrik, 2020

Kur një futbollist arrin të shënojë, përveç golit, dhe festa e tij merr një vëmendje të madhe. Kjo pasi shpeshherë shohim çmenduri gjatë festimit, ku frenat i merr adrenalina dhe lumturia e golit të shënuar, që vjen pas një punë të palodhshme në fushat stërvitore.

Kieran Tierney, mbrojtësi i Arsenalit, priti deri në ndeshjen e fundit të sezonit për të gjetur golin e parë për “Topçinjtë”, që nga transferimi i tij nga Celtic verën e shkuar. Festa e tij, ishte e çuditshme, pasi nuk dinte çfarë të bënte dhe për këtë gjë, Tierney sqaroi: “Mundohem ta shpërblej besimin e trajnerit duke punuar shumë në stërvitje dhe duke bërë paraqitje të mira në fushën e lojës.

Gjithçka arrihet me punë. Nuk dija çfarë të bëja kur shënova golin e parë me fanellën e Arsenalit, thjesht u ktheva nga shokët e skuadrës. Isha në shok total. Jam shumë i lumtur që shënova, Auba bëri një pasim të bukur për mua”, u shpreh Tierney./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!