‘Isha i dehur, nuk mbaj mend’/ Plagosi të moshuarin pas lojës me letra, zbardhet dëshmia e autorit

schedule13:50 - 12 Janar, 2023

schedule 13:50 - 12 Janar, 2023

KORCE – ‘Isha i dehur, nuk mbaj mend’,- kështu është shprehur para efektivëve, 62 vjeçari Vasil Babinis i cili mbrëmjen e djeshme goditi me sëpatë në kokë 73 vjecarin Vasil Begolli.

Abcnews mëson se i moshuari ka thënë se nuk mban mend asgjë lidhur me çfarë ka ndodhur një natë më parë.

Konflikti mes të moshuarëve nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjecarit.

Ngjarja u klasifikua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korcës, të cilët vunë në pranga autorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!