“Isha e mbyllur, nuk doja të rrija me askënd”, historia frymëzuese e vajzës që sëmundja e nënës i dha vetëbesim

schedule22:25 - 20 Janar, 2021

schedule 22:25 - 20 Janar, 2021

E ftuar në puntatën e sotme të “E ardhmja është vajzë” përballë Lei Krajës ishte 18-vjeçarja Vjosana Nozllaku, e cila ndau historinë e saj frymëzuese.

LEXO EDHE: Mes lotësh, Lei Kraja tregon 3 momentet më të vështira të jetës së saj

Ajo tregoi se për një periudhë të gjatë kohe kishte qenë një vajzë e mbyllur, si brenda “një guacke” dhe nuk shoqërohej me askënd. E pyetur nga moderatorja dhe autorja Ermira Çausholli përse kishte ndodhur kjo, Vjosana zbuloi se vinte nga fakti qe mamaja e saj kishte qenë sëmurë, madje kishte kaluar aq shumë vështirësi me shëndetin sa ishte dashur të operohej 7 herë.

18-vjeçarja tha se tani fatmirësisht e ëma ishte shumë mirë dhe kishte qenë pikërisht ajo që e kishte nxitur të fillonte të ndryshonte dhe të behëj vajza që është sot. Tani Vjosana përveçse një vajzë me ambicie dhe dëshirë të madhe për jetën, është angazhuar me studime, në sportin e futbollit dhe në një organizatë bamirësie.

Suksesi i saj dhe vështirësia janë të lidhura me njëra-tjetrën, ndërsa Vjosana shprehet se gjithçka që bën dhe do të bëjë ja dedikon së ëmës./abcnews.al