“Isha 106 kg, doja të dobësohesha”, kampioni rrëfen rrugëtimin në bodybuilding

schedule15:01 - 16 Janar, 2021

schedule 15:01 - 16 Janar, 2021

Gjergji Ismaili ishte i ftuari i radhës në “Nuk është karantinë”. Ndonëse vetëm 20-vjeç, Gjergji është një kampion në disiplinën më të re të bodybuilding, Men’s Physique. Por si ka nisur rrugëtimi i tij në bodybuilding?

Unë nisa për t’u dobësuar. Isha 106 deri para tre vitesh sa nuk kisha ku shkoja më. Filluan të më dilnin të çarat anësore tek beli dhe në bark. Thashë Gjergj vendosi gishtin kokës dhe motivohu pak. Nga 106 kile të shkosh 70 kg brenda dy viteve është diçka shumë e madhe.“, u shpreh ai.

Por përpos ushtrimit në palestër, Ismaili thotë se një vëmendje shumë e madhe i duhet kushtuar dhe regjimit ushqimor. Ai shtoi se i është dashur të sakrifikojë shumë gjëra nga rutina e tij e përditshme për të arritur qëllimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!