Ish-ushtarë të UÇK-së protestojnë në Prishtinë, kërkojnë lirimin e Thaçit dhe të tjerëve

schedule13:22 - 9 Korrik, 2021

schedule 13:22 - 9 Korrik, 2021

Përpara godinës së Kryeministrisë në Prishtinë është protestuar në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ish-ushtarë të UÇK-së janë për të protestuar duke mbajtur parulla me mbishkrimin “Unë jam veç një çlirimtar, kështu më deshi liria”.

Kjo protestë është organizuar nga Nuredin Gashi ish-pjesëtar i UÇK-së.

Ata kanë kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqin duke bërë thirrje që edhe qeveria të reagojë për mbajtjen e tyre në paraburgim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!