Ish-truproja i Vladimir Putin, Viktor Zolotov, ka pranuar dështimin e Rusisë në Ukrainë. Ai ka deklaruar se ofensiva ruse ka dështuar, dhe pushtimi nuk erdhi në atë mënyrë që Rusia e kishte parashikuar.
Për këtë dështim Zolotov gjen ‘fajtor’ ekstremistët e djathtë që ndodhen mes ukrainasve.
“Do të doja të thoja se jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim”, tha Viktor Zolotov.
Komentet, të cilat Reuters raporton se janë publikuar në faqen zyrtare të Gardës Kombëtare të Rusisë, nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga BBC. /Abcnews.al/