Ish-trajneri i Kukësit bëhet me skuadër të re, firmos në Arabinë Saudite

schedule17:45 - 20 Shtator, 2022

schedule 17:45 - 20 Shtator, 2022

Ernest Gjoka ka vendosur të vazhdojë karrierën larg Shqipërisë.

Tekniku kryeqytetas ka vendosur të emigrojë në Arabinë Saudite, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Ohos Medina.

Tekniku 52-vjeçar është i papunë që prej vitit të kaluar, kur u largua nga pankina e Shkëndijës së Tetovës dhe ndonëse u përfol për të marrë drejtimin e disa klubeve të Superiores, në fund zgjodhi Arabinë Saudite, duke nisur një eksperiencë të re.

Kujtojmë se Gjoka ka drejtuar skuadra si Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, Kamza, Apolonia, Tomori, etj., si dhe në Maqedoninë e Veriut, ku drejtoi Shkëndijën për më shumë se një sezon. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!