Ish-të burgosurit politikë në Qafë Bari: Pas 27 ditësh vendosëm të ndërpresim grevën

schedule19:58 - 8 Maj, 2021

schedule 19:58 - 8 Maj, 2021

Ish-të burgosurit politikë njoftojnë se pas 27 ditësh vendosën që të ndërpresin grevën e urisë në burgun e Qafë-Barit. Lajmin e ka dhënë drejtuesi i grupit që udhëhoqi grevën Huanito Martini, i cili shprehet se greva e pazakontë ka shërbyer në sensibilizimin e organeve shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

“Të nderuar miq! Më lejoni që të ndaj me ju një lajm të gëzueshëm. Ish të burgosurit politik të ngujuar tash 27 ditë në Burgun e Qafë-Barit, pranuan ta ndërpresin grevën e urisë.

Është dashur që të udhëtojmë për të dytën herë, këtë radhë të shoqëruar edhe nga bashkëvujtës dhe miq të grevistëve,  konkretisht z. Zenel Drangu, z. Angjelin Dabërdaku dhe z. Bibë Tanushi. Të bindur se greva e tyre e pazakontë por padiskutim e drejtë, ka shërbyer në sensibilizimin e organeve shtetërore, shoqërisë civile si dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare,  në drejtim të njohjes dhe respektimit të të drejtave të tyre legjitime.

Ne të gjithë, pa dallim grupimesh apo përkatësish, duhet të vetëditësohemi për të drejtat e patjetërsueshme të të ish të dënuarve dhe ish të persekutuarve politik dhe familjarëve tyre, që sanksionohen edhe në konventat e ndryshme ndërkombëtare ku Shqipëria ka kohë që ka aderuar.

Ne të gjithë duhet ti përgëzojmë grevistë e urisë të Qafë-Barit për kurajon dhe për sakrificat e tyre sublime si dhe ti falënderojmë për kontributin e tyre në drejtim të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe dinjitetit njerëzor” mbyllet reagimi i Huanito Martinit.

Të dënuarit politikë në kohën e diktaturës kishin tetë kërkesa me pikën kryesore, ndryshimin dhe përmirësimin e ligjit për këtë kategori.

1.Ndryshimi dhe permiresimi i ligjit qe perjashton, persekuton e diskriminon qindra te burgosur politike (2007-2009 e ne vijim)

2.Perfshirja e letrave me vlere ne demshperblimin financiar

3.Kthimi i parave te mbajtua te ne Faturen e dëmeshperblimit, nga përfitimi falas i banesave nga shteti për kategorinë tonë.

4.Kompensim fizik e material të pasurive të konfiskuara, pronat e tokat bujqësore të grabitura nga diktatura e ligjit 7501 .

5.Njohja me projektligj dhe Vlerësimi i punës së papaguar  të të gjithë të dënuarve dhe të persekutuarve politikë.

6.Status të veçantë paketë ligjesh për pensionet duke u dëmshpërblyer të gjithë të dënuarit pa avokat mbrojtjeje.

7.Financa të ligjëruara për sëmundje profesionale të fituar dhe trashëguara nga puna e rënde e me pasoja në miniera, këneta etj.

8.Vlerësimi i krimimeve të Komunizmit si krime kundra njerëzimit, në përputhje me praktikat ndërkombëtare të shteteve ish-komuniste.

/Abcnews.al