Ish-sulmuesi italian i Chelsea në gjendje të rëndë, ai është duke luftuar me kancerin

schedule15:07 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 15:07 - 20 Dhjetor, 2022

Pak ditë më parë, ish-futbollisti i Sampdorias, Juventusit dhe Chelseat, Gianluca Vialli njoftoi se do të tërhiqej përkohësisht nga pozicioni i tij si ndihmës i Roberto Mancinit në kombëtaren italiane për t’u trajtuar në një klinikë të Londrës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij.

58-vjeçari vuan nga kanceri në pankreas dhe gjendja e tij duket se është përkeqësuar, ndërsa mediat italiane raportojnë se pranë tij gjatë fundjavës ishin nëna dhe vëllai i tij, të cilët më pas u kthyen në Itali. Sipas “Corriere della serra”, edhe motra e tij ka në plan të udhëtojë në Angli brenda 24 orëve të ardhshme, pasi familja e tij nuk dëshiron ta lërë vetëm gjatë pushimeve.

Vialli është partneri i drejtpërdrejtë i Mancinit në Itali dhe në vitin 2020, pak para pushtimit të Europianit, ai njoftoi se kishte fituar betejën me kancerin me të cilin ishte diagnostikuar në vitin 2017./h.ll/abcnews.al