Ish-sulmuesi i United e ekzagjeron: Në mbrojtje isha si Baresi dhe Maldini!

schedule09:55 - 11 Maj, 2020

schedule 09:55 - 11 Maj, 2020

Faza defensive është pjesë më e vështirë për një sulmues. Ka raste që trajneri të kërkon të sakrifikosh dhe shokët e kanë të nevojshme t’i ndihmosh në frenimin e sulmeve të kundërshtarëve. Dimitar Berbatov mbahet mend për golat e shënuar te Bayer Leverkusen, Tottenham dhe Manchester United.

Ish-sulmuesi i njohur bullgar, luajti katër sezone në “Old Trafford”, kohë gjatë së cilës fitoi gjashtë trofe. Në një ndeshje u detyrua të luanë 30 minutat e fundit si mbrojtës. Djemtë e Alex Ferguson përballeshim me Leeds dhe Berbatov e kujton në këtë mënyrë atë performancë për Goal.com.

E mbaj mend shumë mirë ndeshjen kundër Leeds. U aktivizova për rreth gjysmë ore si mbrojtës, por pak persona e mbajnë mend sesi luajta atë ditë. Isha si një miks midis Baresit, Maldinit dhe Beckenbauer, sikur të tre këta të ishin bërë bashkë tek unë”, komenton Berbatov. /abcnews.al