Ish-sulmuesi i Liverpulit urdhërohet të paguajë 22 mijë paund për qenin e humbur

schedule04:55 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 04:55 - 25 Dhjetor, 2021

Ish-sulmuesi i Liverpulit Daniel Sturridge është urdhëruar nga një gjykatë në SHBA që ti paguajë 30,000 dollarë personit që i gjeti qenin e humbur. Futbollisti që tani luan në Australi premtoji, një shpërblim në momentin që deklaroji që i kishin vjedhur qenin nga shtëpia e tij në Los Angeles. Kjo ngjarje ndodhi në vitin 2019 raporton “BBC”.

Foster Washington që është një reper deklaroi që ai bëri të mundur bashkimin e futbollistit me kafshën e tij. Sturridge në momentin që i vodhën shtëpinë publikojë imazhe të shtëpisë së dëmtuar dhe të 3 personave të maskuar. Futbollisti në momentin që publikojë videon premtoji një shpërblim për personin që i gjente qenin.

Lojtari anglez u bashkua me qenin e tij dy ditë pasi i vodhën shtëpinë. Sturridge deklaroi, në momentin që u bashkua me qenin e tij se ishte shumë mirënjohës ndaj njerëzve që e gjetën por nuk e përmendi nëqoftëse i kishte shpërblyer. Avokatët e sulmuesit nuk bënë asnjë koment pas vendimit të gjykatës. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!