Ish shoku i ekipit tek Los Angelos Galaxy: Ibrahimovic ka dy personalitete

schedule16:20 - 9 Shtator, 2021

schedule 16:20 - 9 Shtator, 2021

Ashley Cole ka thënë se Zlatan Ibrahimovic ka dy personalitete. Mbrojtësi anglez dhe dhe sulmuesi suedez kanë luajtur bashkë tek Los Angelos Galaxy në sezonin 2018-2019.

Cole ka zbuluar se Ibrahimovic ka qenë mjaft i sinqertë me shokët e tij tek ekipi amerikan. “Ibrahimovic ka dy personalitete. Në dhomën e zhveshjes ishte brilant, i qetë, shumë i përulur dhe i respektueshëm, ndërsa për mediat është “Zot” ka thënë Cole.

Më pas lojtari anglez zbuloi se njëherë Ibrahimovic ishte përpjekur të konfrontohej me të. “Ai çoi dorën lart dhe unë i thashë: “Uli ato dreq duarsh” ka thënë Cole. /abcnews.al/