Ish-shefi i Forcave Ajrore Britanike: Jemi disa hapa larg nga lufta bërthamore

schedule21:44 - 15 Mars, 2022

schedule 21:44 - 15 Mars, 2022

Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme dhe armët atomike mund të përdoren, ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon ende”. Paralajmërimi është dhënë këtë të martë nga ish-shefi i Forcave Ajrore Britanike, Edward Stringer.

“Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme. Jemi disa hapa larg nga konfrontimi i mundshëm me armë bërthamore, që do të ishte një situatë shumë e frikshme për këdo që është i arsyeshëm”, tha ai.

Më 27 shkurt, Putin vendosi në gatishmëri të lartë mbrojtjen bërthamore, duke ngjallur frikë në të gjithë botën.

Ndërkohë, ofensiva e tij në Ukrainë, të paktën sipas ekspertëve, nuk është duke shkuar sipas parashikimeve dhe tashmë e ardhmja është e paqartë sesi lideri rus do të dalë nga ky konflikt i përgjakshëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!