Ish-punonjësja dëshmon para Senatit Amerikan: Facebook po mbështet regjimet autoritare

schedule10:21 - 6 Tetor, 2021

schedule 10:21 - 6 Tetor, 2021

Gjatë dëshmisë së shumëpritur të martën para Senatit Amerikan, ish punonjësja e Facebook Frances Haugen paraqiti shembuj se si rrjeti social mund të përdoret për qëllime të rrezikshme-aq sa ligjvënësit  vendosën të takohen sërish për të diskutuar në mënyrë specifike shqetësimet e sigurisë kombëtare, shkruan CNN

Ish –punonjësja e Facebook iu referua lidhjeve midis aktivitetit në Facebook dhe dhunës vdekjeprurëse në Mianmar dhe Etiopi, dhe spiunimit nga Kina dhe Irani.

“Frika ime është se veprimet, sjelljet përçarëse dhe ekstremiste që shohim sot janë vetëm fillimi. Ajo që pamë në Mianmar dhe tani në Etiopi janë kapitujt fillestarë të një historie të frikshme që askush nuk dëshiron ta dijë fundin” tha  Haugen, duke iu referuar gjakderdhjes së fundit në të dy vendet.

Facebook në fakt pranoi në 2018 se nuk arriti të merrte masat e duhura menjëherë për të ndaluar përhapjen e postimeve që nxitën urrejtjen kundër pakicës së persekutuar Rohingya në Mianmar. Që atëherë është zotuar se do të kufizojë përhapjen e “dezinformatave” në vend pas një grusht shteti ushtarak në fillim të këtij viti, raporton abcnews.al

I pyetur nga një senator nëse Facebook përdoret nga “udhëheqës autoritarë apo terroristë” në të gjithë botën, Haugen u përgjigj se diçka e tillë po ndodh, dhe se Facebook është “shumë i vetëdijshëm” .  Ajo gjithashtu tha se ka punuar në gjurmimin e aktivitetit kizez në platformë” duke vëzhguar, popullsinë ujgure në të gjithë botën.”

Në mars, stafi i sigurisë së Facebook zbuloi se hakerat kinezë kishin shënjestruar aktivistët dhe gazetarët ujgur që jetonin jashtë vendit me llogari të rreme në Facebook. Ekipi i Haugen gjithashtu vëzhgoi “pjesëmarrjen aktive të qeverisë iraniane ndaj aktorëve të tjerë shtetërorë. Kjo është padyshim një gjë që po ndodh,” tha ajo.

Këtë verë, Mike Dvilyanski, kreu i hetimeve të spiunazhit kibernetik në Facebook, tha për CNN se kompania kishte çaktivizuar “më pak se 200 llogari ” në platformën e saj të lidhur me fushatën spiunazhit iranian, dhe njoftoi një sërë përdorues të Facebook që ata mund të jenë shënjestruar nga grupi.

Sipas Haugen, renditja e Facebook-e cila amplifikon përmbajtje që nxit përdoruesit të reagojnë dukë pëlqyer, komentuar apo shpërndarë një status ka nxitur dhunën në vende të tilla si Etiopia.

“Facebook gjithashtu e di, ata e kanë pranuar, se diçka e tillë është rrezikshme dhe nuk ka as sisteme sigurie. Dhe kjo është ajo që po shkakton gjëra të tilla si dhuna etnike në Etiopi.”

Pas seancës, Facebook  dha një deklaratë duke u përpjekur të  hedhë poshtë fjalët e Haugen.

“Sot, një nën-komitet i Senatit për Tregti mbajti një seancë dëgjimore me një  ish punonjëse të Facebook,e cila  punoi për kompaninë për më pak se dy vjet, nuk kishte raporte të drejtpërdrejta, kurrë nuk mori pjesë në një takim të vendimit me drejtuesit e nivelit C,  thuhet në deklaratën e postuar në Twitter nga zëdhënësi Andy Stone.

“Ne nuk jemi dakord me mënyrën se si ajo trajtoi shumë çështje. Përkundër gjithë kësaj, ne jemi dakord për një gjë; është koha për të miratuar rregulla të reja standarde për internetin.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!