Ish-prokurorja e lartë e OKB-së kërkon arrestimin e Putinit

schedule17:12 - 2 Prill, 2022

schedule 17:12 - 2 Prill, 2022

Ish-kryeprokurorja e  gjykatave të OKB-së për krimet e luftës ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të arrestohet për pushtimin e Ukrainës.

Karla Del Ponte tha se urdhër arrestet ndërkombëtare duhet të lëshohen kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë.I

Në një intervistë për gazetën zvicerane Le Temps, Karla Del Ponte kryeprokurorja tha: “Putini është kriminel lufte”.

Ajo tha se ishte e tronditur nga përdorimi i varreve masive në Ukrainë në zona të tilla si Mariupol, shkruan Skynews.

“Shpresoja të mos shihja më kurrë varreza masive”, tha ajo për gazetën Blick./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!