Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko paralajmëron se Vladimir Putin nuk do të ndalet së pushtuari Ukrainën nëse Perëndimi nuk ndërhyn.
Duke folur për Sky News, ai tha se sot Putin po kërkon Krimenë dhe rajonin e Donbasit nga Ukraina, por nesër ai do të kërkojë Skocinë nga Britania e Madhe dhe Alaskën nga SHBA.
“Putin dëshiron të shkatërrojë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Perëndimin, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në”, tha ai.
“Mos u përpiqni të bëni një kompromis me Putinin”, paralajmëroi Poroshenko, duke argumentuar se presidenti rus “do të shkojë gjithmonë më tej”.
Poroshenko tha se sulmi ajror në Lviv gjatë fundjavës, vetëm pak kilometra larg kufirit polak ishte “simbolik” dhe tregoi se Putini është i gatshëm ta çojë konfliktin një hap më tej./Express