Ish -presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk është më pjesë e listës së 400 amerikanëve më të pasur sipas listës së Forbes. Pasuria e Trump vlerësohet aktualisht në 2.5 miliardë dollarë. Kjo do të thotë, se është 400 milionë dollarë më e ulët se e personit të fundit të përfshirë në listën e këtij viti, sipas revistës.
Në vitin 2020, Donald Trump u rendit në vendin e 339 në listë. Sidoqoftë, sipas Forbes, pasuria e tij ra me 600 milion dollarë pas shpërthimit të koronavirusit. Sipas raportit, vlerat e aksioneve të kompanive në fushën e teknologjisë, kriptovalutave dhe burimeve të tjera u rritën me shpejtësi.
Donald Trump ka qenë pjesë listës çdo vit që nga viti 1996, kur u rendit i 368 -ti. Por që nga viti 2016, reputacioni i tij ka shënuar rënie duke shënuar kështu edhe rënien në renditje. Sipas vlerësimeve, kulmi i pasurisë së Trump u regjistrua në vitin 2015, kur pasuria e Trump ishte 4.5 miliardë dollarë.
Vitin pasardhës pasuria e tij ra në 3.7 miliardë dollarë dhe nga viti 2017 në 2019 pasuria e tij u vlerësua në 3.1 miliardë dollarë./abcnews.al