Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-Presidenti rus: Pas Johnson-it dhe Draghi-it, kush do të jetë i radhës?

schedule10:20 - 15 Korrik, 2022

schedule 10:20 - 15 Korrik, 2022

Ish-Presidenti rus dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës, Dmitri Medmedev ka bërë një postim satirik në telegram pas dorëheqjes së kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe atij italian, Mario Draghi.

Ish-Presidenti rus postoi një foto të Boris Johnson dhe Mario Draghi, më pas një figurë të zezë me një pikëpyetje që do të thotë “kush do të jetë i radhës?”

Pas dorëheqjes së Johnson, Medmedev kishte postuar në Telegram një mesazh: Miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Fitorja është në rrezik! Iku i pari.

“Më qan zemra kur shoh se në anën tjetër të botës, në Moskë e cila është një autokraci, Medvedev feston sepse një nga demokracitë më të fuqishme në botë, Italia, është dobësuar”, ishte reagimi i ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio./Abcnews./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!