Nicolas Sarkozy është ish presidenti i parë i Francës që do të gjykohet për korrupsion.
Gjykata e Llogarive e Parisit vendosi sot se procesi i Sarkozy për çështjen “Përgjimet” do të zhvillohet më 5 tetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 22 tetor.
Sarkozy akuzohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar nga një gjykatës. Ky do të jetë gjyqi i parë pas disa hetimeve kundër korrupsionit për Sarkozy, i cili ishte president nga 2007 deri në 2012.
Sarkozy dyshohet se është përpjekur të marrë në fillim të vitit 2014, nëpërmjet avokatit të tij, Thierry Herzog, informacione sekrete për Gilbert Azibert, në atë kohë magjistrat i lartë, në një proces për sa i përket një shkëmbimi favoresh për një post në Monako./abcnews.al



