Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar në kujdes intensiv pasi u diagnostikua me bronkopneumoni. Ai u keq në burg ku po vuan dënimin për një tentativë grushti shteti.
70-vjeçari u transferua në klinikën private DF Star Hospital në Brasília. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate mjekësore të publikuar nga bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro.
Mjeku njoftoi se gjendja e tij është serioze dhe ka të ngjarë të qëndrojë në spital për disa ditë.


