Bush bën thirrje për t’i dhënë fund dallimeve partiake gjatë pandemisë

schedule09:55 - 4 Maj, 2020

schedule 09:55 - 4 Maj, 2020

Ish-Presidenti George W.Bush u bëri thirrje amerikanëve që të linin mënjanë dallimet partiake, por të dëgjojnë udhëzimet e profesionistëve mjekësorë dhe të tregojnë empati për ata që janë prekur nga koronavirusi dhe ndaj shkatërrimit ekonomik që koronavirusi ka lënë, shkruan The New York Times.

Në një video-mesazh prej 3 minutash, ish Presidenti Bush, i cili rrallë herë flet për zhvillimet në vend, foli më një ton të ashpër duke kundërshtuar  qasjen që herë pas herë ka marrë presidenti Trump duke e krahasuar me qasjen që ai përdori në ngjarjet e  11 shtatorit 2001.

“Le të kujtojmë se sa të vogla janë dallimet tona përballë këtij kërcënimi të përbashkët,” tha Bush.

“Në analizën përfundimtare, ne nuk jemi luftëtarë  partiake. Ne jemi qenie njerëzore, po aq të prekshëm dhe po aq të mrekullueshëm përpara Zotit. Ne ngrihemi ose rrëzohemi  bashkë dhe sot duhet jemi të vendosur të ngrihemi së bashku. ”

Ndonëse  Bush nuk e përmendi kurrë emrin e Trump, presidenti  Trump  e kuptoi  qartë mesazhin e nënkuptuar të ish-presidentit, raporton abcnews.al.

Në një mesazh në Twitter, Trump perifrazoi një personalitet të Fox News duke thënë, “Oh mirë, unë vlerësoj mesazhin nga ish Presidenti Bush, por ku ishte ai gjatë fajësimit që tani bën  thirrje për të lënë mënjanë  dallimet.

Trump shtoi më pas: “Ai nuk u pa askund të reagonte ndaj mashtrimit më të madh në historinë amerikane”.

Mesazhi i ish presidentit Bush ishte pjesë e një seri videosh të transmetuara në internet si pjesë e një projekti 24-orësh të transmetuar live, ” Thirrja për t’u bashkuar “,  gjithashtu përfshiu Oprah Winfrey, Tim Shriver, Julia Roberts, Martin Luther King III, Sean Combs, Quincy Jones, Naomi Judd, Andrew Yang etj.

Ish-Presidenti Bill Klinton gjithashtu dha një mesazh  nga shtëpia e tij. “Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe  duhet të jemi të gjithë të bashkuar, tha ai.

“Ne duhet të jemi të bashkuar, duhet të marrim forcë nga  punonjësit e  kujdesit shëndetësor, ata persona që po na sigurojnë ushqimin, transportin  dhe shërbimet tona  thelbësorë. ”

Trump nuk ka pranuar të bashkohet me paraardhësit e tij për të ndihmuar  vendin gjatë pandemisë, e cila tani ka marrë më shumë se 66,000 jetë në Shtetet e Bashkuara dhe ka lënë më shumë se 30 milion të papunë, raporton abcnews.al

Presidentët e kaluar i kanë bërë gjithmonë një kërkesë Shtëpisë së Bardhë  për të ndihmuar në problemet e vendit duke demonstruar vendosmëri dhe unitet kombëtar.

Bush thirri babanë e tij, ish Presidentin Xhorxh Bush dhe më pas Z. Klinton për t’iu përgjigjur një cunami shkatërrues në Azi dhe më pas uraganit Katrina. Presidenti Barack Obama u kërkoi ndihmë z.Bush dhe Z. Klinton kur një tërmet shkatërroi Haitin.

Trump, nga ana e tij, ka hedhur poshtë idenë për të thirrur paraardhësit e tij për ndihmë, qoftë për të marrë pjesë ose edhe për të dhënë këshilla. “Nuk mendoj se do të mësoj shumë,” tha ai kur u pyet për idenë e bashkimit në mars.

Bush nuk ka qenë kurrë një mbështetës i presidentit republikan.

Trump mposhti vëllanë e tij, Jeb Bush, në vitin 2016. Nërkohë Bush nga ana tjetër refuzoi të mbështesë zotin Trump duke thënë se “nuk votova” për asnjë .

Ndërsa përsa i përket udhëheqjes së presidentit Trump,  Bush  ka preferuar të mos japi komente përveç 2 rasteve kur bëhej fjalë për një fjalim në New York dhe atëherë kur senatori John McCain u akuzua për shpërdorim të detyrës, raporton abcnews.al

Në mesazhin e tij të shtunën,  Bush kujtoi ditët e vështira pas 11 shtatorit. “Le të kujtojmë, ne jemi testuar vazhdimisht dhe kemi kaluar kohë të vështira,” tha ai.

“Pas 11 Shtatorit, pashë një komb të madh që u ngrit, si një popull që ngrihet për të nderuar trimin, duke pranuar  fatkeqësinë dhe duke pranuar detyrat e reja. Dhe nuk kam asnjë dyshim, se kjo  frymë shërbimi dhe sakrifice është akoma e gjallë në Amerikë. ”

Bush gjithashtu bëri thirrje për mbështetje dhe dhembshuri, një anë që presidenti Trump e ka shmangur kryesisht gjatë pandemisë në favor të asaj që ai e quan forcë dhe optimizëm.

“Le të kujtojmë se empatia dhe mirësia janë thelbësore në rimëkëmbjen kombëtare,” tha ish presidenti. Duke shtuar: “Le të kujtojmë se vuajtjet që përjetojmë si komb nuk janë njësoj për të gjithë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!