Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-presidenti francez Sarkozy do të lirohet nga burgu pas tre javësh

schedule14:07 - 10 Nëntor, 2025

schedule 14:07 - 10 Nëntor, 2025

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy i ka përshkruar tre javët e tij në burg si “rraskapitwse” dhe “një makth”, ndërsa i kërkoi një gjykate në Paris ta lironte atë në pritje të një apeli.
Më 21 tetor, ish-presidenti i qendrës së djathtë, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg për komplot për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me para nga diktatori i ndjerë libian Muammar Gaddafi.

Avokatët e tij paraqitën menjëherë një kërkesë për lirimin e tij.

Një vendim pritet rreth orës 13:30 sipas orës lokale dhe, nëse kërkesa e tij është e suksesshme, Sarkozy mund të lirohet nga burgu La Santé që të hënën në mbrëmje, shkruan BBC.

Prokurori publik Damien Brunet ka rekomanduar që kërkesa e Sarkozy të miratohet, por që ish-presidentit t’i ndalohet të kontaktojë dëshmitarë të tjerë në të ashtuquajturën “dosje libiane”.
Sarkozy, i cili gjithmonë ka mohuar çdo shkelje, i tha gjykatës nëpërmjet një lidhjeje video se nuk e kishte pasur kurrë “idenë e çmendur” për t’i kërkuar para Gaddafit dhe deklaroi se nuk do të pranonte kurrë diçka që nuk e ka bërë.

Gruaja e Sarkozisë, këngëtarja dhe modelja Carla Bruni-Sarkozy, dhe dy nga djemtë e ish-presidentit ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për ta mbështetur atë.

Sarkozi është ish-lideri i parë francez i vendosur pas hekurave që nga Lufta e Dytë Botërore, udhëheqësi kolaboracionist nazist Philippe Pétain u burgos për tradhti në vitin 1945.
Që kur hyri në burg, Sarkozi është mbajtur në një qeli në krahun e izolimit të burgut. Dy truproja janë vendosur në qelitë aty pranë.

Sarkozi ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012. Që kur u largua nga detyra, ai është ndjekur nga hetime penale dhe për muaj të tërë është dashur të mbajë një etiketë elektronike rreth kyçit të këmbës pas një dënimi dhjetorin e kaluar për përpjekjen për të korruptuar një magjistrat për informacion konfidencial në lidhje me një çështje të veçantë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!