Ish presidenti francez, François Hollande ka akuzuar liderin rus Vladimir Putin se po përdor masakrën e së premtes për të justifikuar luftën në Ukrainë.
Në Radio Bfm, Hollande drejtoi gishtin nga Putini, i cili, sipas ish-presidentit francez, po e shfrytëzon “këtë tragjedi për qëllime të brendshme politike dhe për qëllime të një politike agresive ndaj Ukrainës”.
“Kur pashë imazhet e tragjedisë në Moskë, m’u kujtua menjëherë ajo që ne vetë përjetuam në nëntor 2015 (masakrën e Bataclan). Ata ishin të njëjtët terroristë të IS me të njëjtat metoda: vrasës që vijnë në teatro për koncerte për të shkatërruar të rinjtë që duan vetëm të jetojnë dhe të marrin frymë”, tha ai./abcnews.al

