Ish- Presidenti Amerikan Obama kritikon Trump

schedule11:06 - 25 Tetor, 2017

schedule 11:06 - 25 Tetor, 2017

Ish presidenti amerikan Barak Obama i është rikthyer politikës duke kritikuar ashpër Donald Trump. Obama bëri apel që ti jepej fund politikës së luftës pasi rrezikohet demokracia në vend
Refuzimi i politikës së përcarjes dhe frikës, është ky mesazhi që i duhet dërguar botës sipas ish presidentit amerikan Barak Obama. KKy i fundit shtoi se ai që fiton zgjedhjet duke përcarë njerëzit, nukmund të pretendojë se do ti qeverisë më pas. Obama nuk ka kursyer kritikat ndaj administratës Trump në mbështetjen publike për kandidatët demokratë në postet e guvernatorit të Nju Xhersit dhe Virxhinia. Ish presidenti amerikan theksoi se dmokracia e vendit është në rrezik.
reagimi i Obamës vjen pas kritikës së një ish presidenti tjetër, republikani Xhorxh Bush, në një lëvizje të paprecdentë. Sipas traditës amerikane ish presidentët nuk flasin për politikën aktuale në vend.
Duke iu referuar tensioneve raciale Obama tha se njerëzit duhet të kuptojnë se janë në shekullin 32 dhe jo në të 19-in.
Në Virxinia ish presidenti amerikan u shpreh se politika po infekton komunitetet në vend që të përfaqësojë vlerat e tyre duke u përpjekur të nënshtrojë ata që kanë ide të mira. Por Obama ka kritikuar dhe demokratët duke thënë se ndonjëherë treghen dembelë, në një moment që situata është kritike dhe nuk mund tia lejojnë vetes që të flenë gjumë