Ish-Presidenti amerikan Carter i gatshëm për rolin e negociatorit

schedule13:01 - 22 Tetor, 2017

schedule 13:01 - 22 Tetor, 2017

Nju Jork tajms raporton se ish presidenti amerikan Xhimi Karter është shprehur i gatshëm të luajë rolin e negociatorit me korenë e veriut nëse kreu i shtëpisë së bardhë Donald Tramp do ia kërkonte.

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter thotë se është gati të udhëtojë në Korenë e Veriut për të lehtësuar tensionin nëse një gjë të tillë ia kërkon Administrata e Trump. Lajmi është raportuar nga Nju York Times,.
Në një intervistë të publikuar në versionin online të gazetës, ish presidenti demokrat 93-vjeçar u shpreh se ka folur me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Trump. Ai theksoi se kishte bërë të ditur gadishmërinë e tij nëse do të kishin nevojë për të, duke shtuar se ende nuk ka marrë një përgjigje nga administrata Trump.
Ish-presidenti demokrat, i cili ka kryer disa ndërmjetësime që nga largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë në vitin 1981, në kuadër të organizatës së tij “Carter për Paqe”, ka vizituar Penianin në vitin 1994, në një moment shumë të fortë tensionesh midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Duke u shprehur i shqetësuar për përshkallëzimin verbal midis Donald Trump dhe Kim Jong-un, ai beson se administrata amerikane “mbivlerëson shumë” ndikimin e Kinës në Korenë e Veriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!