Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, Behgjet Pacolli zbulon detaje nga vizita

schedule16:50 - 29 Shtator, 2022

schedule 16:50 - 29 Shtator, 2022

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zbuluar detaje nga vizita në Hagë së bashku me ish-presidentët shqiptarë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko. Ata vizituan sot ish krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgimin e Hagës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së.

“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së.

Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim dhe  mbështetjes se tyre në përballjen  me  padrejtësinë që po u bëhet”, ka shkruar Pacolli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!