Ish-portieri i Real Madrid dhe Liverpool, Jerzy Dudek ka shkruar disa paragrafë për Messin dhe C.Ronaldon në autobiografinë e tij.
“Messi ka qenë shumë mashtrues dhe shumë provokator, ashtu siç ishte Barcelona dhe vetë Pep Guardiola. E kam dëgjuar Messin t’i thotë fjalë Ramosit dhe Pepes, që as nuk e imagjinon dot që një person në dukje aq i qetë, të mund t’i thotë”, shkruan Dudek.
Ai gjithashtu ka folur edhe për Ronaldon.
“Cristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një djalë normal prapa skenave. Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë. Ashtu si Raul, ai është egocentrik, tepër konkurrues dhe fitues. Të dy do të preferonin që ekipi i tyre të fitonte 2-1 me golat e tyre sesa 5-0 me lojtarët e tjerë që shënonin”./ h.ll/abcnews.al