Ish-ndihmësi i Dedes në krye të Dinamos, Halili hap thesin pas triumfit në Shkodër

schedule08:14 - 2 Mars, 2021

schedule 08:14 - 2 Mars, 2021

Dinamo dje u përball me largimin e trajnerit Moriero dhe tashmë do i duhet që shpejt të vendosë për trajnerin e ri. Nga ajo që raportohet nga Panorama Sport, ish ndihmësi i Nevil Dedes te Tirana, Olsi Uku pritet të vendoset në krye të skuadrës së Dinamos.

E sigurtë është se trajneri i ri do të jetë shqiptar, pasi vetë presidenti Pontreli e tha këtë përmes një deklarate të dhënë për faqen e Dinamos në Facebook.

 

Ai u shpreh se Dinamo nuk ka kohë për humbur me emra të mëdha, por do mbështesë trajnerët shqiptarë, që kanë punuar në të shkuarën për fanellën e Dinamos dhe Olsi Uku është një prej tyre, pasi në të shkuarën ka qenë ndihmës trajner te Dinamo.

Ndërkohë, te Tirana më në fund ka ardhur koha e premiove. Nga jo që raporton i njëjti burim, bardheblutë janë shpërblyer pas fitores me Vllazninë. Mësohet se presidenti Halili ka shpërblyer lojtarët me nga 1 milionë lekë të vjetra për kokë.

 

Nga ana tjetër te bardheblutë ka vështirësi në lidhje me dëmtimet dhe kartonët. Agustin Torassa, Grent Halili, Kristi Vangjeli dhe Jurgen Vrapi kanë nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen me Bylisin, nuk do jenë të gatshëm për derbin me Partizanin. Lajmi i mirë është shërimi i Najdovskit nga Covid-19 dhe rikthimi i tij në stërvitje. /abcnews.al