Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-“muri” zikaltër, Samuel: Inter-Atletico janë të barabartë, nuk mendoj se janë të lumtur të ndeshen së bashku

schedule15:46 - 20 Shkurt, 2024

schedule 15:46 - 20 Shkurt, 2024

Walter Samuel, ish-mbrojtësi i jashtëzakonshëm i Interit, foli për “Mundo Deportivo” për ndeshjen e radhës së zikaltërve kudnër Atletico Madrid, e cila do të luhet mbrëmjen e së martës.

“Nëse do të isha lojtar i Interit, nuk do të doja të përballesha me Atletico Madrid dhe anasjelltas. Ato janë dy skuadra shumë konkurrese. Inter po ecën shumë mirë në Itali, Atletico është një skuadër që gjithmonë konkurron shumë mirë në Spanjë. Skuadra e Simeone ka arritur rezultate të mira, pavarësisht humbjeve të fundit. Do të jetë interesante ta shohësh këtë ndeshje sepse të dyja kanë pothuajse të njëjtat sisteme loje.

Interi për momentin është shumë i kompletuar sepse e vërteta është se përveç dy sulmuesve që krijojnë shumë, ndihmojnë shumë dhe lidhen mjaft mirë, ata kanë një sinkronizim të shkëlqyer me pjesën tjetër të skuadrës. Nuk ka referencë sepse mesfushorët lëvizin shumë. E vërteta është që janë shumë të afërt, dhe kjo falë punës, sepse kanë shumë vite me Inzaghin.

Më pas luajnë shumë edhe në krahë, ku edhe mbrojtësit marrin pjesë në kundërsulme. Interi është një ekip i vështirë për t’u përballur për momentin”, është shprehur Samuel, ish-mbrojtësi argjentinas./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!