Ish-Ministrja e Financave në SPAK, pyetet për koncesionin e sterilizimit

schedule11:19 - 4 Gusht, 2023

schedule 11:19 - 4 Gusht, 2023

TIRANË – Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është paraqitur në SPAK këtë të premte. Mësohet  se Denaj  do të japë sqarime lidhur  me hetimet që janë duke u kryer për tenderin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ajo pritet të japë sqarime si person që ka dijeni. Ndërsa më herët  për këtë çështje  janë pyetur edhe ish ministri Ilir Beqja dhe ish zv-ministri Klodian Rrjepaj.

SPAK po zhvillon hetime edhe për tendera të tjerë që dyshohet se kanë natyre korruptive, siç është koncesioni për check up, apo kontrolli shëndetësor falas.

Pak ditë me parë në kuadër të hetimeve për këtë tender SPAK, mori në pyetje 70 qytetarë nga Elbasani. Denaj ka mbajtur postin e ministres së financave nga Janari 2019 deri ne Shtator 2021. Aktualisht ajo është deputete e Partisë Socialiste ne qarkun e Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!