Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-ministri italian ndërron jetë në natën e Krishtlindjeve

schedule08:12 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 08:12 - 25 Dhjetor, 2022

Ish-ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Mediet vendase bëjnë me dije se politikani vdiq në spitalin Gemelli në Romë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri aktual i Mbrojtjes në Itali, Guido Crosetto, i cili ka shprehur hidhërimin e tij për ikjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Franco. Ti na lë në natën më të veçantë dhe të jashtëzakonshme të vitit, ndoshta sepse ke qenë gjithmonë një person i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka shkruar në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!