Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, ka thëne se BE-ja mund ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi për një periudhë të shkurtër nëse pesë shtetet e BE-së do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.
“BE-ja mund ta zgjidhë nesër nëse Spanja, Greqia, Sllovakia etj do ta njohin Kosovën. Kjo do të ishte ndryshimi i lojës. Nëse jo nga këtu në përjetësi”, ka deklaruar politikani britanik.
Sot, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka pritur kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiç në Bruksel në kuadër të dialogut.
Takimi trilateral midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell sapo ka filluar.
Lexo edhe: Dialogu i nivelit të lartë Prishtinë-Beograd: Drejt një marrëveshjeje
Kjo është një shenjë e mirë për Bashkimin Europian, që ka bërë thirrje që prej një viti, që palët të mund të takoheshin ballë për ballë me njëri tjetrin dhe jo vetëm në takime bilaterale.
Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e emisarit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak por edhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel që po konkretizohet sot në Bruksel në ndërtesën e shërbimit të aksionit të jashtëm të Bashkimit Europian.
Hyrja para reth 40 minuta para në këtë ndërtesë i zëvendësndihmës sekretar i shtetit të SHBA, Gabriel Escobar ështe një tjetër shenjë pozitive, që hera e tretë e dialogut të nivelit të lartë të mund të konkretizohet me marrëveshje. Prezenca e SHBA-ve në dialog ka ndikim në mbajtjen e ekuilibrit midis të dyja palëve dhe një garanci shtesë për marrëveshjen. Duke qenë se bëhet fjalë për raundin e tretë të dialogut të nivelit të lartë, Bashkimin Europian shpreson të jetë një lloj: “E treta e vërteta”./abcnews.al/