Ish-lojtari i Vllaznisë ndal Ballkanin, Malisheva mposht Feronikelin

schedule19:16 - 24 Shkurt, 2024

schedule 19:16 - 24 Shkurt, 2024

Ballkani i Ilir Dajës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Gjilanit. Skuadra kampione në fuqi e Kosovës e nisi ndeshjen në mënyrën e duhur teksa kaloi e para në avantazh falë golit të Edvin Kuc në minutën e 18′-të.

Megjithatë, vendasit nuk ia dolën ta mbyllnin pjesën e parë në kryesim pasi u barazuan në minutën e 45′-të, pas një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga ish-lojtari i Vllaznisë, Elvedin Heric. Në fraksionin e dytë, Ballkani provoi, por pa sukses duke u mjaftuar me vetëm një pikë.

Pas këtij barazimi, Ballkani mban vendin e parë me 45 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Llapit që për momentin ka një ndeshje më pak dhe mund ta marrë kreun në rast fitoreje. Nga ana tjetër, Gjilani mbetet në vendin e tetë me 22 pikë. Në ndeshjen tjetër të javës së 22, Malisheva mposhti në shtëpi me rezultatin 2-1 Feronikelin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!