Ish-lojtari i Milanit dhe Chelsea operohet nga zemra

schedule12:17 - 4 Qershor, 2022

schedule 12:17 - 4 Qershor, 2022

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Chelsea, braziliani Alex, është operuar në Brazil gjatë orëve të fundit për një problem në zemër.

Pas zbulimit të katër arterieve të bllokuara atij iu bë një bypass në zemër.

“Jam këtu për të thënë që nuk kam pasur atak në zemër. Kam hasur një problem disa ditë më parë dhe mjekët vendosën të bëja një bypass koronar.

Unë kisha katër arterie të bllokuara. Tashmë do të qëndroj në spital për gjashtë ditë të tjera”, ka thënë Alex në rrjetet sociale./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!