Ish-lojtari i Liverpool i jep fund karrierës, shkak u bë një problem në zemër

schedule13:03 - 18 Mars, 2023

schedule 13:03 - 18 Mars, 2023

Ish-mesfushori i Liverpool-it , Lucas Leiva ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 36-vjeçare për shkak të një sëmundjeje në zemër. Braziliani ka luajtur rreth 600 ndeshje në karrierën e tij 17-vjeçare me klube. Lucas iu bashkua Liverpoolit në vitin 2007, duke qëndruar në Anfield për 10 vjet përpara se të transferohej në Serie A në 2017, ku luajti për pesë sezone me Lazio.

Lucas u kthye verën e kaluar në klubin e tij të fëmijërisë, Gremio , duke bërë 17 paraqitje dhe duke shënuar tre gola për skuadrën braziliane përpara se të largohej nga fusha në dhjetor, kur u diagnostikua me një problem në zemër pas testeve rutinë.

Të premten, Lucas njoftoi se kjo çështje i ka sjellë një fund të parakohshëm karrierës së tij. “Unë do të doja të falënderoja Gremio për të gjithë mbështetjen në këta tre muaj,” tha ai në një konferencë për shtyp. “Sot po shpall pensionin tim. Ka qenë një periudhë e vështirë.

Po përfundoj aty ku do të doja, jo ashtu siç do të doja. Por jam i sigurt se do të fillojë një cikël i ri. Kisha shumë shpresë se mund të rikthehesha, por nuk ishte kështu. Shëndeti im është i pari.”

Në një postim në rrjetet sociale, Lucas shtoi: “Ka ardhur dita për t’i thënë lamtumirë fushës. E rrëfej se erdhi nga forca më të mëdha, por shikoj prapa dhe mund të jem vetëm mirënjohës për karrierën që kam ndërtuar. Në vitin 2007 u transferova te gjiganti Liverpool, i cili ishte pjesë e jetës sime për 10 vite.

Me shumë krenari mund të them se sot Liverpooli është shtëpia ime. Jam krenare që jam një shtetas anglez.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!